VIDEO/ Nderimi i pabesueshëm i mbështetësve të Napolit për Diego Maradona-n

Teksa në  Buenos Aires homazhet në “Casa Rosada” vazhdojnë,  në Napoli tifozët janë organizuar të përshëndesin  Maradona me flakadanë dhe kore jashtë stadiumit, ku po luhet ndeshja kundër Rijekës.

Pamje të jashtëzakonshme jashtë stadiumit “San Paolo”, ku nuk mungoi as kënga tashmë e famshme “Ho visto Maradona” (Kam parë Maradonën), që u këndua në kor nga të gjithë të pranishmit përreth stadiumit. 

Diego Armando Maradona veshi fanellën e Napolit për 7 vite, në periudhën 1984-1991 dhe arriti të fitojë dy tituj kampionë me të kaltrit, duke shkruar historinë e klubit dhe duke u shndërruar në një idhull për të gjithë napolitanët.

Menjëherë pas vdekjes së tij, me nismën e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis dhe miratimin e menjëhershëm të autoriteteve lokale të qytetit, nisën procedurat për ndryshimin e emrit të stadiumit nga “San Paolo” në “Maradona”.