", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/November/26/auto_p08zn6r21606406230.jpg", "width": 900, "height": 504 } }

VIDEO/ ‘Mbani maskën’, mjeku stimulon momentet e fundit se çfarë sheh një pacient i infektuar

Një mjek në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shfaqur pamje tronditëse duke u përpjekur të simulojë se çfarë sheh një pacient kur vdes nga koronavirusi.

Me anë të kësaj videoje, ai i dërgon një mesazh botës për përdorimin e një maske.

Dr Kenneth Remy i tha BBC se “mbajtja e maskës nuk është aq e pakëndshme sa të kesh një copë plastike në rrugët e frymëmarrjes”.

Ai gjithashtu tha se u ndje i detyruar të bënte këtë video kur pa ndikimin që kishte vdekja e një pacienti në ekipin e tij.

“Kështu është kur ju merrni frymë 40 herë në minutë, keni nivele oksigjeni që bien nën 80. Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës tënde të mos duken kështu” , shprehet mjeku në video.

Ai gjithashtu shpjegoi se ishte kujdesur për një pacient që ishte intubuar, i cili i kërkoi që t’u tregonte familjarëve të tij se i donte. “Nuk mendoj se do të jetoj”, i tha ajo dhe kishte të drejtë, pasi vdiq pak më vonë. “Duke parë një nga koleget e mia, ajo dukej e lodhur dhe unë mund të shihja sa kishte ndikuar tek ajo. Dhe kështu, në atë moment, shkova në një dhomë dhe bëra këtë video”, tregon mjeku.