Djali italian i Maradonës emocionon: Kapiteni i zemrës sime nuk do të vdesë kurrë!

"Kapiteni i zemrës sime nuk do të vdesë kurrë".

Me këtë fjali, të postuar në Instagram, Diego Armando Maradona Junior kujton babanë e tij Diego, i cili vdiq dje në moshën 60 vjeç.

Për Diego jr, i izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19, është një dhimbje e madhe, edhe për shkak se vitet e fundit të dy ishin lidhur shumë me njëri-tjetrin. E tij ishte një histori e komplikuar pasi ai u njoh si djali i Diegos vetëm pas shumë vitesh.

Ai lindi, në fakt, nga marrëdhënia me Cristiana Sinagra e cila gjithashtu shkroi një frazë dashurie në rrjetet sociale: "Ne do të të duam përgjithmonë".