VIDEO/ Anthony Hopkins, tallet në mënyrë unike me karantinën

Antonio Hopksin aktori i vlerësuar me çmime  të ndryshme është tallur me karantinën në një mënyrë unike, duke treguar se ‘burgimi i zgjatur’ ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

Me një video që ai publikoi në llogarinë e tij personale në Facebook ai tregoi se ka qëndruar në karantinë 253 ditë.

‘’253 ditë në karantinë. Efektet anësore kanë filluar të shfaqen. Ju nuk mendoni kështu’ shkruan aktori krahas videos.

Ndjekësit e tij kanë shkruar mijëra komente duke thënë se gjithçka është në rregull për sa kohë që ai nuk fillon të mendojë për kanibalizmin.

Sidoqoftë, Hopkins është mësuar të befasojë fansat e tij me video "të çuditshme", pasi pak kohë më parë ai kishte publikuar një video ku kërcente si i çmendur teksa dëgjonte grupin e rokut  ‘Heavy Metal’.