Ngecin Live në emision/ Ja si drejtoresha e ISHP dhe ish-ministri nuk dinë sa mësues të infektuar ka në Shqipëri

Edhe pse pjesë të kupolës drejtuese të pandemisë dhe janë çdo ditë në kontakt me situatën, nuk dinë se sa mësues janë të infektuar me Covid-19, gjithsej në Shqipëri!

Gjergj Koja, ekspert shëndetësie dhe Albana Fico nga ISHP-ja u pyetën konkretisht se sa mësues të infektuar ka në Shqipëri, por nuk ditën të japin një përgjigje.

“Nuk e di o ku di unë sa mësues janë të infektar,”- tha Koja.

“Po si nuk e dini unë prandaj ju kam ftuar, keni ardhur të papërgatitur,”- tha Vasili.

“Po, s’e di o nuk e ti të them kot tani,”- shtoi ish-ministri Koja më tej.

Njësoj si ai, edhe Fico nuk e dinte. Ajo fillimisht, teksa ishte në lidhje me Skype rrëmoi mes letrave që kishte aty para se mos gjente ndonjë numër, por pasi nuk ia doli dot, u dorëzua.

Di t’ju them përqindjen e infektimit tek mjekët dhe…,”- tha Fico.

“Zonja Fico shpjegojeni për ne, sa mësues të infektuar kemi,”- tha Vasili.

“Nuk e kam tani në dorë,”- u dorëzua Fico.

Kështu, mister mbetet se sa mësues të infektuar kemi!