‘Je i fundit i rreshtit’/ Shehi i përmblidhet zv.ministrit Kadia: Na lër të flasim

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka debatuar me zv/ministrin e sapo emëruar Besart Kadinë, në lidhje me masat e marra nga qeveria për përballimin e pandemisë.

Gjatë komentit të tij, Shehi fajësoi maxhorancën, ndërsa Kadia tha se masat merren në varësi të situatës.

Këtu Shehi foli sërish dhe tha se në fakt nuk e ka me atë personalisht, pasi ai është i fundit në rresht.

Pjesë nga debati:

Shehi: Shiko, duhet të ndjekim shembujt tani…

Kadia: Po çfarë more.

Shehi: Ore s’të vë faj unë ty se ti je i fundit në rresht.

Kadia: Jo më dëgjo…

Shehi: Po do na lësh të flasim tani apo jo, e paske mësuar zanatin tani ti. Përgjegjësitë e ka qeveria pasi ju po qeverisni.

Kadia: Këtu jemi shqiptar. Për të luftuar pandeminë duhet të jemi bashkë.