39 viktima dhe 1,288 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se 39 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Gjithashtu janë realizuar 3,349 testime, prej të cilave rezultuan pozitiv 1,288 raste me COVID-19.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore raportuan për 1.078 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 34,970 persona.