Pele rrëqeth me mesazhin për vdekjen e Maradonës: Një ditë do të godasim një top së bashku në qiell

Kush ishte më i miri i të gjitha kohërave, Pele apo Maradona? Kjo pyetje ka shoqëruar prej dekadash botën e futbollit, teksa sot njëri prej mbretërve të topit u shua.

Maradona mbylli sytë në moshën 60-vjeçare, teksa braziliani Pele ka reaguar me një mesazh të shkurtër, por rrëqethës.

“Një ditë ne do të godasim një top së bashku në qiellin lart”, janë fjalët e të madhit Pele.