Tirana ndalet në barazim ndaj Bylisit

Tirana është ndalur në barazim pa gola në sfidën në shtëpi ndaj Bylisit e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë Superiore.

Skuadra e Nevil Dedes e kishte të pamundur për të shënuar pasi të gjitha tentativat e futbollistëve të tij u neutralizuan nga portieri i ballshiotëve.

Pas këtij barazimi, Tirana renditet e 5-ta me vetëm 4 pikë, kurse Bylis numëron vetëm 3 pikë.

Ja rezultatet në 2 sfidat e tjera të ditës së sotme:

Apolonia 0-3 Partizani

Skënderbeu 1-2 Kastrioti