Victoria Beckham tregon se çfarë fshihet pas trupit gjithmonë në formë

Victoria Beckham njihet për trupin e saj gjithmonë në formë.

Por, duket se format e saj, kanë ardhur si rrjedhojë e një pune të palodhshme që Victoria bën me trupin e saj.

Së fundmi, ajo ka shpërndarë në llogarinë e  saj në Instagram, disa pamje nga shtëpia teksa stërvitet me bashkëshortin e saj.

David shfaqet gjysmë i veshur ndërsa vet Victoria, sportive dhe shumë provokuese.

Çifti është i karantinuar prej ditësh dhe duket se stërvitja e vazhdueshme është e mbikqyrur nga Victoria.