Aksidenti i rëndë/ Makina zë poshtë disa persona në Iballë, kërkohet helikopter

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Iballë-Fierzë në vendin e quajtur Kokedode.

Disa persona, punonjës të pyjores janë zënë poshtë nga një makinë.

Për shkak të zonës së thellë malore është e pamundur të futet ambulanca dhe kërkohet ndihma e helikopterit.