Prangoset juristi i hipotekës së Vlorës

Në Vlorë nuk janë problem vetëm drejtorët e Hipotekës, por edhe zyrtarët e tjerë.

Sot është arrestuar juristi i hipotekës së Vlorës.

Hydai Shehaj akuzohet nga policia për falsifikim dokumentesh dhe ndaj tij gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin:

H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme