Detaje të reja/ Personi që sulmoi me makinë kancelarinë e Gjermanisë vuan nga probleme mendore

Të mërkurën në mëngjes, një makinë u përplas me dyert e kancelarisë se Gjermanisë.

Sipas gazetës BILD, mendohet se ky ishte një sulm i motivuar politikisht.

Në makinë ishte shkruar: Ndaloni politikat e globalizimit, ju vrasës të mallkuar fëmijësh dhe të moshuarish.

Por sipas njoftimit zyrtar nga policia dyshohet se agresori vuan nga problem të shëndetit mendor.

Shoferi që goditi portën e zyrës së Kancelares Angela Merkel me makinën e tij mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor gjatë incidentit, tha policia e Berlinit.

"Ne po shohim motivimin e tij, nëse ai po vepronte jashtë një gjendjeje mendore normale ose kishte një arsye tjetër që e shtyu të kryente këtë veprim” tha policia e Berlinit.

Raportohet se personi që kreu këtë veprim është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim