COVID-19, Basha: Shkodra e braktisur, shifrat që fshihen nga Rama janë edhe më të këqija!

Nga fjala e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në Shkodër, në përfundimit të takimit me biznesmenë dhe qytetarë:

“Jam shumë i trishtuar nga një realitet që e gjej sa herë që vij edhe më të rënduar. Edhe në situatën e pandemisë, Qeveria i ka braktisur Shkodrën dhe shkodranët.

 Dje kemi pasur regjistrimin e numrit rekord të vdekjeve që kur ka nisur pandemia. Shifrat e vërteta janë edhe më të këqija. Shifrat që fshihen nga Rama janë edhe më të këqija.

Në këtë situatë do të duhej të merreshin të gjitha masat për të parikthyeshmin që është shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Në fakt ka vetëm fjalë dhe asnjë veprim.

Kostoja e jetës është rritur , çmimet, papunësia, pamundësia e familjeve shkodrane për të përballuar krizën është evidente.

Kësaj situate i jepet përgjigje me veprime të vendosura.

Duhet ndihmë e menjëhershme ndaj çdo sektori, sektorit të shëndetësisë në veçanti se këtu në Shkodër numri i infektimeve të raportuara është shumë i lartë dhe përballja në vijën e parë të frontit, që janë mjekët e familjes dhe spitali i Shkodrës po bëhen vetëm ndërtuar mbi sakrificën e mjekëve. Nuk ka asnjë mbështetje nga shteti!

Këto janë mesazhet kryesore që dua të jap sot nga Shkodra. Kjo gjendje kolapsi është përgjegjësi e e keqmenaxhimit të krizës.”