Shqiptari i Arsenalit bën gati ‘valixhet’ për tu larguar

Shkodran Mustafi me shumë gjasë do të largohet nga Arsenali para se t’i skadojë kontrata.

Mbrojtësi shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka shumë mundësi të largohet nga gjiganti britanik gjatë merkatos së janarit.

Mediat në Angli po raportojnë se Arsenali është i gatshëm ta shesë kartonin e Mustafit në mënyrë që 28-vjeçari mos largohet me parametra zero gjatë verës.

Pikërisht Valencia është e interesuar për ta rikthyer ish futbollistin e Sampdorias, i cili po luan pak minuta me Arsenalin.