Pas golit dhe festës si CR7-ta/ Flet Uzuni pas ndeshjes: Jam i mërzitur që...

Myrto Uzuni shkëlqeu në Champions League.

Ferencvaros humbi 2-1 ndaj Juventusit, por shqiptari jo vetëm shënoi golin e vetëm për skuadrën hungareze por bëri një paraqitje të admirueshme.

Nëse nuk do të ishte për atë gafë të portierit të Ferencvaroshit në kohën shtesë, Uzuni do ta kishte shijuar më shumë golin kundër Juventusit. Shqiptari ka dalë i mërzitur nga fusha dhe në ato pak fjalë që tha për zyrën për shtyp të UEFA-s, nuk e fshehu hidhërimin e asaj përmbysjeje në sekondat e fundit.

 “Jam i mërzitur. Ne dhamë gjithçka në futboll dhe bëmë më të mirën tonë, por në fund nuk ia dolëm. Më vjen vërtet keq, por ky është futbolli. Nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha shqiptari.

Në Hungari madje edhe mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë golit dhe festimit njësoj si Ronaldo i Mytro Uzunit.