Paralajmëron BE: Lufta në Etiopi destabilizon Afrikën Lindore

Që nga fillimi I luftës civile në Etiopi mes forcave qeveritare dhe rajonin rebel, Tigray qindra njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve më 4 nëntor, më shumë se 41,000 refugjatë janë larguar në Sudan dhe raportohet se po vriten edhe civil të pafajshëm.

Luftimet midis forcave ushtarake dhe rajonale të Etiopisë nga rajoni verior Tigray po destabilizon seriozisht rajonin e Afrikës Lindore, luftimet duhet të ndalen, tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

"Unë shpreha shqetësimin tim të madh në lidhje me rritjen e dhunës në shënjestër etnike, viktima të shumta dhe shkelje të të drejtave të njeriut dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar," tha Josep Borrell.

Focat qeveritare kanë vendosur një afat dorëzimi prej 72 orësh që skadon në mbrëmje për drejtuesit ushtarak të rajonit që është hedhur poshtë deri tani.

Etiopia i ka përshkruar luftimet si një çështje të brendshme të zbatimit të ligjit, një pozicion që Kryeministri Abiy Ahmed përsëriti në një deklaratë të Mërkurën. "Ne refuzojmë çdo ndërhyrje në punët tona të brendshme", tha ai.

Borrel sinjalizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bllokut të Bashkimit Afrikan (AU) për të ndërmjetësuar. "Kjo është mënyra e vetme përpara për të shmangur destabilizimin e mëtejshëm," tha ai.

Tre të dërguar të AU - ish-presidentët Joaquim Chissano i Mozambikut, Ellen Johnson Sirleaf i Liberisë dhe Kgalema Motlanthe i Afrikës së Jugut - do të mbërrinin në Addis Ababa për të negociuar që luftimet të ndalen.