COVID-19/ Rekord vdekjesh në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet në Gjermani kanë njoftuar një rekord: 410 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, vetëm disa orë para se kryeministrat e shteteve federale të flisnin me telefon me Kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar kufizimet në prag të Krishtlindjeve.

Numri i rasteve të konfirmuara të covid-19 në Gjermani është rritur në 24 orët e fundit me 18,633 dhe tani numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është 961,320, sipas Institutit Robert Koch.

 Rastet ditore janë 5,015 më pak se numri rekord të premten.

Por numri i të vdekurve u rrit ndjeshëm në 410 nga 305 javën e kaluar dhe vetëm 49 në 2 nëntor, kur Gjermania vendosi një bllokim të pjesshëm.

Kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor mund të ''shembet'' në javët e ardhshme.

"Situata në spitale është shqetësuese. Ne nuk mund të garantojmë kujdes mjekësor me një shkallë kaq të lartë të infeksioneve," i tha ai radios MDR.

Lntender pritet të vendosë sot për të zgjatur deri më 20 dhjetor "bllokimin e lehtë" që ata kanë vendosur.

 Nën kufizimet aktuale, baret, restorantet dhe pubet mbeten të mbyllura, ndërsa shkollat ??dhe dyqanet janë të hapura.

Nga 1 dhjetori, numri i njerëzve që lejohen të takohen gjithashtu pritet të ulet në pesë, por mbledhjet e deri në 10 personave do të lejohen gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, sipas një projekt-marrëveshje midis shteteve.

Kryeministrat e shtetit do të konsiderojnë gjithashtu zvogëlimin e numrit të studentëve në shkolla duke vendosur orare të ndryshme klasash, si dhe mundësinë e rezervimit më herët për festat e Krishtlindjeve.