10 vjeçari viktima më e re nga COVID-19 në Britaninë e Madhe

 Prindërit e një djali 10-vjeçar i cili vdiq pasi kontraktoi Covid-19 kanë folur për dhimbjen e tyre "të papërshkrueshme".

Fehzan Jamil, nga Bradford, kishte probleme shëndetësore dhe besohet të jetë një nga viktimat më të reja të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëna dhe babai i tij, Teyaba dhe Mohammed Jamil, u shprehen:

"Ishim katër vetë, tani jemi vetëm tre. Dhimbja është e papërshkrueshme".

Fehzan, i cili u përshkrua si një "luftëtar i guximshëm", ndërroi jetë të hënën (23 nëntor).

Duke folur për Channel 4 News të martën, nëna e tij tha:

"Unë thjesht nuk mund ta përshkruaj dhimbjen tonë. Çdo gjë ndihet bosh tani."

Fehzan ishte trajtuar nga stafi në Bradford Royal Infirmary për disa vjet për shkak të një numri çështjesh shëndetësore, përfshirë epilepsinë.

Familja e tij ishte përpjekur ta mbronte atë gjatë pandemisë, duke e ditur se çështjet e tij shëndetësore e bënin atë të prekshëm nga Covid-19.

Ai u mbajt në shtëpi sa më shumë që të ishte e mundur, me këdo që hynte në shtëpi kërkohej të mbante një maskë.

"Ne u përpoqëm më të mirën për ta mbajtur atë të sigurt, por Covid u takua me të," tha Z. Jamil.

Zonja Jamil falenderoi mjekët e spitalit të cilët e kishin trajtuar djalin e saj, duke thënë:

"I gjithë stafi ishte shumë i mirë me ne. Ata e njihnin Fehzan për shumë vite  dhe gjithmonë e kanë kujdesur atë. Ata na lanë të ishim pranë tij kur ai vdiq. Kjo do të thoshte shumë."