Cilat janë vendet që tashmë kanë porositur vaksinat për të gjithë popullatën e tyre?

Në këtë pikë të pandemisë, tre vaksina janë thuajse gati për t’u përdorur në popullatë më qëllim parandalimin e Covid-19. Ky është një lajm i mirë për fundin e pandemisë por veçanërisht për ato vende që kanë bërë parablerjen e miliona dozave nga kompanitë  Moderna, AstraZeneca apo Pfizer që kanë rezultuar të suksesshme.

Deri më tani, vende të veçanta dhe Komisioni Europian kanë porositur 2.8 miliardë doza të vaksinave potenciale, që parashikojnë 2 doza për 1 pacient që duhet për të arritur imunitetin e plotë.  Ndërkohë, shumë vende kanë porositur/ parablerë vaksina nga kompani të tjerë por që ende nuk ka rezultat të konfirmuar prej tyre.

Nëse tre vaksinat e deritanishme që janë konfirmuar me rezultate pozitive marrin edhe certifikimin total, atëhere 6 vende Kanadaja, Japonia, SHBA,Australia dhe Kili, plus Bashkimi Europian, mund të vaksinojnë më shumë se 100 % të popullsisë së tyre, bazuar në numrin e tre vaksinave që kanë parablerë.

Parablerja e vaksinave shërbeu për zhvillimin e shpejtë të saj pasi parapagesa që u bë ndihmoi kompanitë që të marrin përsipër risqe të mëdha financiare në provat laboratorike dhe testimet e tjera, pa e ditur nëse ato do të funksiononin apo jo.

Në kohë normale, zhvillimi i vaksinave kërkon dekada për faktin se kompanitë shkojnë në testime klinike vetëm atëhere kur kanë të dhëna të mjaftueshme dhe siguri se do të jenë të suksesshme. Por nga ana tjetër, kjo krijon edhe një mundësi reale se shpërndarja e vaksinave mund të bëhet në mënyrë të pabarabartë.

Duke qenë se shtetet e pasura kanë më shumë mundësi për të siguruar vaksinën, kjo lë mënjanë vendet e varfëra në aksesin e saj. Dhe  referuar modeleve matematike, nëse vendet e pasura blejnë të parat të gjithë sasinë e vaksinave që janë prodhuar, pandemia do të vrasë më shumë njerëz sesa në rast se vaksina do të shpërndahej në mënyrë të barabartë përreth globit.

Gavi është një aleancë për vaksinën- një konsorcium ndërkombëtar që përfshin OBSH-në dhe fondacionin e Bill Gates  që ka si qëllim që të ndihmojë në shpërndarjen e vaksinën në mbarë botën. Deri më tani, kjo aleancë ka marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga vende, individë apo grupe filantropike.

Nga vlerësimet, kjo aleancë do të ketë nevojë edhe për 5 miliardë dollarë të tjerë për të mbuluar pjesën tjetër të botës. COVAX që është njësia e shpërndarjes së vaksinës, deri më tani ka porositur 300 milion doza nga AstraZeneca/University i Oxford dhe 200 milion nga Sanofi e GlaxoSmithKline që janë ende në fazë testimesh, por këto mund të mos jenë të mjaftueshme për të mbuluar popullsinë e 92 vendeve që mund të duan ndihmë për blerjen e tyre./SCAN/