Gega niset drejt Turqisë/ Reagon Armand Duka: Shërim të shpejtë, jemi me ty!

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar menjëherë pasi mori lajmin e keq të udhëtimit me urgjencë të Skënder Gegës në drejtim të Turqisë.

Në një mesazh mbështetës, Duka i uron shërim të shpejtë trajnerit të skuadrës së Kukësit i cili po përballet ashpër me virusin famëkeq.

Mesazhi nga Duka:

Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder! Jemi të gjithë me ty në këto caste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde.