Një krahasim për trajtimin kriminal të pandemisë në Shqipëri

Përsëri lidhur me qëndrimin kriminal ndaj testimit, të tutkunit të Surrelit! Testimi i kufizuar është vrasje nga armiku i padukshëm!

Një krahasim për trajtimin kriminal të pandemisë në Shqipëri.

Turqia pati 7381 raste me COVID apo 89 raste për 1 milion banorë apo 8,9 raste për 100 mijë banorë.

Shqipëria pati dje 744 raste të reja me COVID apo 265 raste për 1 milion banorë apo 26,5 raste për 100 mijë banorë.

Pra, Shqipëria pati dje 4 herë më shumë raste se sa Turqia me COVID.

Por në të vërtetë, Shqipëria dje ka pasur të paktën 8 herë më shumë raste me COVID-19 se sa Turqia, sepse Turqia bëri dje 162 231 teste apo 1843 teste për 1 milion banorë - kurse Shqipëria bëri dje 2505 teste apo 894 teste për 1 milion banorë!

Pra, Turqia, me 4 herë më pak raste se Shqipëria për 100 mijë banorë, bëri dje 4 herë më shumë teste për 100 mijë banorë.

Turqia deri sot ka 150 vdekje për 1 milion banorë, kurse Shqipëria bazuar në vdekjet spitalore, ka 450 vdekje për 1 milion banorë.

Epidemiologu injorant dhe tutkun i Surrelit mban fjalime kundër testimit. Testimi është diagnozë, është shpëtim jete, është mbrojtje nga infeksioni për të tjerët, është arma kryesore për kontrollin e pandemisë.

Injoranca dhe ligësia njerëzore e tutkunit të Surrelit po iu kushton qindra e qindra njerëzve, shëndetin dhe jetën e tyre, kurse shoqërisë daljen, jashtë çdo kontrolli, të pandemisë së COVID-19.