", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/November/25/auto_Noizy1606296538.png", "width": 900, "height": 507 } }

Fanset i bëjnë të parpriturën Noizyt, e detyrojnë të zbresë nga makina

Jemi mësuar të shohim fansa të personazheve të ndryshëm, të cilët afrohen për të kërkuar një autograf apo për të bërë një foto.

Por, kur është fjala për reperin Noizy, fanset e tij janë në një tjetër nivel.

Së fundmi, vetë reperi, postoi një video në llogarinë e tij në Instagram, që u xhirua nga miku e tij.

Në video, duken qartë një grup vajzash, të cilat nuk kanë pritur dhe kanë vrapuar drejt makinës së reperit, për të marrë jo një autograf, dhe as një minut nga koha e tij për fotografi, por për të marrë përqafime radhazi.

Le të themi 'përqafime', pasi në video duket se vajzat për pak sa nuk e 'mbytën' reperin.

Në sfond, dëgjohen dhe ulërima, dhe është e qartë se vajzat ndjehen tepër të emocionuara.

Për reperin Noizy, fanset nuk janë të pakta, por këto të fundit në fakt ishin ‘të çmendura’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by N O I Z Y ????O.T.R???? (@no1zy._)