I dyshuan për hajdut, një punonjës i veshur si grua kryen akte të turpshme në stacionin e zjarrfikësve

Një zjarrfikës në Tenesi ka dhënë dorëheqjen pasi policia e ngatërruar atë për një hajdut ndërsa ai u kap duke kryer një akt seksual ndaj një burri tjetër në stacionin e zjarrfikësve.

Një oficer policie ishte duke patrulluar në rrugët e Signal Mountain më 6 tetor kur pa një burrë që qëndronte jashtë Stacionit të Zjarrfikësve në Signal Mountain, dhe një tjetër që dukej të ishte një grua brenda hollit, por në fakt doli se ishte një burrë i veshur si grua i cili po kryente një veprim të pa hijshëm në stacionin e zjarrfikësve, raportoi The Chattanoogan .

Oficeri iu afrua stacionit duke menduar se kishte një grabitje por pa që dy persona po kryenin një akt seksual.

Në momentin që ata panë policinë ndërprenë aktin seksual njëri prej tyre u largua me vrap nga dera.

Ndërsa oficeri po ndiqte burrin një punonjës nga zjarrfikësit ju afrua pak më vonë ta ndihmonte për të kërkuar.

Oficeri pa që në buzët e zjarrfikësit kishte shkëlqim të buzëve dhe ai menjëherë i tha se ishte i dyshuar.

Oficeri në vendngjarje raportoi se një zjarrfikës i cili po e ndihmonte atë në kërkim ishte zjarrfikësi i akuzuar për kryerjen e veprës së pahijshme.

Zjarrfikësi i tha oficerit se ai ishte i dyshuari që po kërkonte dhe se ai ishte ai që kryente takimin seksual me burrin nga Alabama.

Asnjë akuzë nuk u ngrit dhe zjarrfikësi më vonë dha dorëheqjen.