Mjeku më seksi në botë i këshillon të tjerët të zbatojnë rregullat anti-covid ndërsa vetë...

Shumë foto të mjekut 31 vjeçar Mikhail Varskafksi i njohur si Dr.Mike ku shihet nën shoqërinë e vajzave me bikini po bëjnë xhiron në rrjet.

Edhe pse ai këshillon pacientët e tij si dhe miliona ndjekës të tij në Instagram, Facebook dhe Youtube të shmangin udhëtimet e panevojshme të mbajnë maskë dhe të respketojnë masat e distancimit social ndërsa ai nuk zbaton asnjë nga ato.

Natyrisht ‘mjeku seksi’ u kritikua nga përdoruesit e mediave socaile sapo foto e tij u publikuan.

Sipas Daily Mail në fillim të këtij muaji ai fluturoi nga New York në Miami për të festuar ditëlindjen e tij të 31-të.

Fotografitë e tregojnë atë në një jaht në Sunset Harbour me 14 persona të tjerë shumica prej vajza të reja me bikini.

 Ndjekësit e tij e akuzojnë atë për hipokrizi në rrjetet sociale:

"Unë e di që është jeta juaj dhe ju mund të bëni çfarë të doni, por keni zgjedhur të jeni një figurë publike. "Për shkak të kësaj, dhe profesionit tuaj, ju keni një nivel më të lartë të përgjegjësisë," shkroi një përdorues me emrin "Irisheyez" në Reddit.

"Ju supozohet se jeni një shembull. Ju admiroja dhe ju respektova. Tani e gjithë kjo ka humbur. Ky vit ka qenë i tmerrshëm dhe Dr. Mike ka qenë një strehë e sigurt për mua. Isha vërtet i lumtur që e takova para pandemisë, sepse pa të, ndoshta do të kisha humbur mendjen'. 

'Asnjëherë nuk jam kujdesur për shëndetin tim, kurrë nuk kam besuar te mjekët. Tani nuk di çfarë të besoj ose çfarë të bëj më," shkroi një përdorues tjetër.

Dhe një përdorues i tretë, "Anko_Dango" pohon se:

 "Kur bëhesh një shkencëtar, i njohur dhe i ndikuar fort në çështjet mjekësore dhe shumë njerëz mbështeten tek ti për informacion mjekësor në lidhje me pandeminë, kjo nuk është një pamje e mirë."

''Në fund të fundit është jeta e tij dhe ai është i lirë të bëjë gjithçka që dreqin dëshiron, por ai duhet të përballet me pasojat dhe nëse kjo do të thotë që ndjekësit e tij po e kritikojnë atë, ashtu qoftë" shkroi një tjetër.

Mjeku seksi nuk pranoi të komentonte kur u pyet nga një gazetar i gazetës " DailyMail " në lidhje me fotot që e ekspozojnë atë në mënyrë të pariparueshme.

Nga videot që ai publikoi herë pas here në internet, fitimet e tij vjetore arrijnë një milion dollarë.

 Pasuria e tij arrin 7 milion dollarë.

Ajo ka pothuajse 6.5 milion abonentë në kanalin e saj në YouTube, si dhe 3.9 milion ndjekës në Instagram dhe 2.9 milion në Facebook.