Rama hiqet si dashnor i artit dhe kulturës, por çdo vit ua ul buxhetin

Edi Rama, veçanërisht nëpër intervista të dhëna në media ndërkombëtare, mburret si një njeri që ka ardhur në politikë nga arti dhe kultura. Nuk lë rast pa vënë në dukje, se është “piktor” dhe njëri i lexuar që dashuron këto fusha.

Por gjatë 8 viteve që ka drejtuar vendin dhe gjatë 12 viteve që ka qeverisur kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën, institucionet e artit, trashëgimisë kulturore, kinematë publike, bibliotekat etj, jo vetëm që nuk patën vëmendjen e duhur por pësuan një shkatërrim të pakthyeshëm.

“Dashuria” e Edi Ramës për artin, kulturën dhe trashëgiminë historike ka reflektuar, gjithmonë kur përcaktohet buxheti vjetor.

Edhe në buxhetin e ri për vitin 2021, këtyre institucioneve ku është ulur ndjeshëm financimi.

Kështu sipas buxhetit të vitit të ardhshëm  shuma totale e fondeve të parashikuar për këto institucione llogaritet në vetëm 2,2 miliardë lekësh, nga 2,256 miliardë që ishte në vitin 2020.

Sipas buxhetit pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të  shpenzohet për financimin e institucioneve të artit dhe kulturës me 1.5 mld lekë, 533 milion lekë do të shpenzohen për trashëgiminë kulturore dhe muzetë ndërsa 160 mln lekë do të shkojnë për planifikim, menaxhim dhe administrim në këtë sektor.

Por ajo që vihet re në buxhet është rënia e financimit për trashëgiminë kulturore krahasuar me buxhetin e një viti më parë. Për 2021 janë parashikuar të shpenzohen për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, vetëm 533 milion lekë nga rreth 600 milion lekë që ishin në vitin 2020.

Ulja e fondeve për vitin e ardhshëm i kufizon edhe më shumë institucionet e artit dhe kulturës, të cilat sërish nuk do të kenë shumë mundësi financiare për të zhvilluar jetën artistike në vend, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e artistëve dhe publikut për të rikthyer vëmendjen tek arti dhe kultura.