Reagon Kina ndaj komenteve të Papa Françeskut: Ndaj popullsisë Ujgure nuk po kryhet persekutim

Pekini ka hedhur poshtë të gjitha kritikat e Papa Françeskut për trajtimin ndaj pakicës Ujgure Myslimane të Kinës në Xinjiang.

Reagimi erdhi pasi kreu i Kishës Katolike Romake u bashkua me një grup në rritje të zërave ndërkombëtarë, duke përshkruar Ujgurët si "të persekutuar"

Besohet se qeveria kineze ka arrestuar deri në një milion Ujgurë në ato që shteti i përcakton si "kampe të riedukimit".

Ministria e jashtme e Kinës tha se vërejtjet e Papës ishin "të pabazuara".

Në librin e tij Papa ka shkruar se  "Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët e varfër, Jezidin".

Kjo është hera e parë që Papa e përmend në këtë kontekst çështjen e pakicës Ujgure në Kinë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian u përgjigj duke thënë se Pekini "gjithmonë ka mbrojtur të drejtat ligjore të pakicave etnike në mënyrë të barabartë".

Ujgurët janë një etni turke kryesisht myslimane që e konsiderojnë veten si të afërt nga pikëpamja kulturore dhe etnike me kombet e Azisë Qendrore.

Shumica jetojnë në provincën Xinjiang të Kinës, ku ata numërojnë rreth 11 milion njerëz, ose rreth 45% e popullsisë.

Vëzhguesit thonë se me kalimin e viteve, politikat e qeverisë qendrore kanë kufizuar gradualisht aktivitetet fetare, tregtare dhe kulturore të Ujgurëve