Ambulancat kalojnë me urgjencë Kakavijën, dërgohen në Greqi tre minoritarë

Autoritetet greke miratuan transferimin e tre minoritarëve grekë nga Shqipëria, të sëmurë me Covid-19.

Ata do të shtrohen në Spitalin Universitar të Janinës për kurim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA.

Të tre pacientët, të cilët janë të sëmurë rëndë, kaluan kufirin në Kakavijë me ambulanca të hënën në mbrëmje.

Njëri nga pacientët është nga fshati Himarë, tjetri është një mësues që ka vështirësi në frymëmarrje dhe i treti është një mjek, thuhet në raport.