Gjermania raporton vdekje rekord nga COVID-19, përpara vendimit për Krishtlindjet

Berlin - Gjermania raportoi një rekord prej 410 vdekjesh nga COVID në 24 orët e fundit, përpara se 16 udhëheqësit e shtetit federal dhe Kancelarja Angela Merkel të takohen të mërkurën për të diskutuar mbi kufizimet për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusin u rrit me 18,633 infektime të reja duke shkuar në 961,320 raste në total, siç treguan të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

Pra, kishte 1072 infektime më shumë se një ditë më parë, por 5015 më pak se infektimi rekord i së premtes.

Numri i vdekjeve u rrit me një rekord prej 410 viktimash të tjera, duke arritur në total në 14,771 vdekje.

Një javë më parë, numri i vdekjeve ishte 305 dhe në 2 nëntor, ditën kur Gjermania futi një bllokim të pjesshëm, ishte vetëm 49.

Shtetet federale pritet të zgjasin bllokimin deri në 20 dhjetor pasi masat thyen tendencën e infektimeve për t’u rritur, por nuk i ulën shifrat. Kjo do të bëjë që të vazhdojnë të rrijnë mbyllur baret, restorantet dhe vendet e argëtimit, kurse shkollat ??dhe dyqanet qëndrojnë të hapura.

Ato gjithashtu planifikojnë të zvogëlojnë numrin e njerëzve që lejohen të mblidhen bashkë deri në pesë persona duke filluar nga 1 dhjetori, por do të lejojnë grumbullimin deri në 10 persona gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për t’i lejuar familjet dhe miqtë të festojnë së bashku, siç tregoi një projekt propozim të martën.