Mbretëria e Bashkuar publikon rregullat se si do të festohen Krishtlindjet

Tre familja do të mund të jenë së bashku për pesë ditë në kohën e Krishtlindjes, pasi udhëheqësit e katër kombeve të Britanisë së Madhe ranë dakort për një marrëveshje festive.

Relaksimi i kufizimeve të COVID-19 do të vijë midis 23 dhe 27 dhjetorit duke lejuar të afërmit të festojnë së bashku Krishtlindjet në shtëpi.

Sipas këtyre rregullave njerëzit nuk mund të lëvizin në grup nga një shtëpi në tjetrën, por do të jenë në gjendje të mblidhen vetëm në një shtëpi private dhe të dalin në ambjente të jashtme.

Fëmijët e prindërëve që janë të ndarë do të jenë në gjendje të lëvizin midis këtyre familjeve, ndërsa ato që kujdesen për të moshuarit nuk do të bashkohen me famlijet e tyre.

Pas një takimi të katër kombet lëshuan një deklaratë të përbashkët e cila paralajmëron se ky vit nuk mund të ketë një Krishtlindje normale

Kryeministri Boris Johnson ka pranuar rreziqet e përfshira në një relaksim të Krishtlindjes, duke thënë ''  se duhet të jeni të kujdesshëm '- por është i vendosur t'u japë familjeve shansin të takohen në fund të një viti të zymtë.

Por ekspertët kanë paralajmëruar që një zbutje e kufizimeve dhe përzierja e shtëpive në shtëpi mund të çojë në një rritje të rasteve të Covid-19 dhe kufizime potencialisht më të ashpra në vitin e ri.

Ekziston një shqetësim i veçantë rreth përzierjes së të moshuarve me të afërmit më të rinj.

Rregullat:

1.Kufizimet e udhëtimit do të hiqen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për pesë ditë midis 23 dhe 27 dhjetorit për t'u mundësuar njerëzve nga familje të ndryshme të mblidhen gjatë pushimeve.

2. Ata që udhëtojnë nga Irlanda e Veriut do të lejohen të udhëtojnë për një ditë shtesë nga secila palë.

3. Deri në tre familje do të jenë në gjendje të bashkohen për të formuar një 'flluskë Krishtlindjeje' gjatë asaj periudhe.

4. Anëtarët e një flluske mund të takohen në shtëpi, në vendet e adhurimit dhe në vende të jashtme publike.

5.Fëmijët nën 18 vjeç prindërit e të cilëve jetojnë të ndarë mund të jenë pjesë e flluskave të të dy prindërve nëse ata vendosin të formojnë grupime të ndryshme.

6. Rregullat mund të ndryshojnë në administratat e tjera kur publikohen rregullore të hollësishme.

7. Anëtarëve të flluskave nuk do t'u kërkohet të ndjekin distancimin shoqëror ndërsa janë së bashku - megjithëse ata këshillohen të bëjnë kujdes nëse kanë njerëz të prekshëm të përfshirë.

8. Anëtarët nuk do të jenë në gjendje të mblidhen së bashku në bare ose restorante dhe kufizimet për mikpritjen do të mbahen në varësi të nivelit nën të cilin njerëzit jetojnë.

9. Njerëzit këshillohen të zvogëlojnë kontaktet e panevojshme me ata me të cilët nuk jetojnë në dy javë para se të bashkohen me një flluskë.