Lideri holandez i ekstremit të djathtë dorëhiqet prej deklaratave kundër hebrenjve

Politikani holandeze i së djathtës ekstreme, Thierry Baudet, dha dorëheqjen si udhëheqës i partisë së tij "Forumi për Demokraci", pasi deklaratat kundër hebrenjve dhe raciste të seksionit rinor të partisë, u bënë publike në një gazetë.

Ai po heq dorë gjithashtu nga vendi i parë që mban në listën zgjedhore për zgjedhjet e marsit 2021.

Anëtarët e tjerë kryesorë të partisë gjithashtu dhanë dorëheqjen pas këtij disfateje që pësuan.