Arjoni nuk e beson se është e virgjër, reagon Sindi

Arjoni nuk e beson deklaratën e bërë nga Sindi, e cila tha në hyrjen në emision se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie me një mashkull.

"Nuk e besoj fare deklaratën e saj që nuk ka pasur marrëdhënie", kështu u shpreh Arjoni gjatë takimit me Anën. 

E pyetur nga Bora Zemani, Sindi tha se nuk mund ta bindë Arjonin apo dikë tjetër se ajo po thotë të vërtetën dhe se nëse do të ishte e kundërta deri më tani do të kishte dalë ndonjë gjë në dritë.

“Çfarë të bëj unë t’i mbush mendjen njerëzve që nuk kam pasur të dashur. Ne na shikon e gjithë Shqipëria dhe të gjithë ata që na njohin, nuk kam atë inteligjencë që të vija këtu do të gënjeja, ku e di shumë mirë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Siç kanë dalë për personazhe këtu foto, për histori që kanë pasur më parë do të dilnin edhe për mua”, tha Sindi.