Japonia kundër koronavirusit me stil luksoz: Maskat prej mijëra dollarësh

Tokio – Stilistët japonezë tani mund të të mbrojnë kundër koronavirusit në një stil luksoz me maska pompoze të zbukuruara me diamante dhe perla për një milion “të bukur” jen secila ose 9,600 dollarë copa.

Rrjeti i Mask.com i Cox Co filloi shitjen e maskave të bëra me dorë javën e kaluar, me qëllimin për të inkurajuar njerëzit dhe për të nxitur shitjet në një industri të modës të rënë në depresion nga pandemia e COVID-19.

Maskat e diamantit zbukurohen me një diamant 0.7 karat dhe me më shumë se 300 copë kristale Sëarovski, ndërsa maskat e perlave përmbajnë rreth 330 perla japoneze Akoya.

"Të gjithë po ndihen të dëshpëruar për shkak të koronavirusit dhe do të ishte mirë nëse mund të ndiheshin më mirë duke u parë me një nga këto maska vezulluese," i tha Reuters të mërkurën Azusa Kajitaka, një portier në dyqanin e maskave të kësaj kompanie pranë stacionit të Tokios.