Të mëdhatë bëjnë ligjin në Champions League, Morata nderon Juventusin në fund

U luajtën sot 8 ndeshje të fazës së grupeve të Champions League, ku u arritën 8 fitore të ekipeve pretendente.

Ferencvaroshi i Myrto Uzunit ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por portieri i ekipit hungarez gaboi në fund të ndeshjes duke lejuar Alvaro Moratën të shënojë.

Një mbrëmje e madhe për futbollistin e Shqipërisë, i cili shënoi ndaj kampionëve të Italisë, duke e bërë “Zonjën e Vjetër” të vuajë për fitore për 90 minuta.

Nuk falin Manchester United, Barcelona, PSG-ja dhe Borusia Dortmund.

“Djajtë e Kuq” hakmerren ndaj Bashakshehirit 4-1 për humbjen turpëruese në Turqi.

Barcelona nuk vuan dhe mposht pa yjet Dinamo Kievin në Ukrainë 0-4.

Borusia Dortmundi likuidoi me Halandin dhe Sançon kampionët belg të Klub Bryzhit.

Nënkampionët e Europës PSG-ja u mjaftuan me një penallti ndaj Salzburgut.