EMRI/ Mjeku pneumolog humb jetën nga Covid, ishte në intubim

Një tjetër humbje është shënuar këtë ditë në radhët e mjekëve.

Mjeku pneumolog, Ibrahim Kazia, ka humbur jetën si pasojë e Covid.

Kazia ishte president i Urdhrit të Mjekut në Qarkun Dibër.

Prej muajsh ishte i vetmi mjek që trajtonte të gjithë të personat me Covid nga Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli .

Mjeku kishte 10 ditë që doli pozitiv, ndërsa sot ishte intubuar në një spital privat në Tiranë.