Milena Harito në ‘A-Show’: Karantinimi i dytë bëri që shifrat e infektimeve të bien

Në lidhje direkte në ‘A-Show’ me gazetarin Adi Krasta, ish-ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka treguar edhe rolin që ka luajtur dhe po luan media në këtë pandemi që ka kapluar botën.  

‘Burimet e mia të informacionit në Shqipëri janë mediat sociale.

Mendoj se mediat kanë një rol të pazëvendësueshëm.

Kina ka inteligjencën artificiale në qendër të strategjisë së saj.

Demostruesit në Hong Kong marrin një sms me njohje të fytyrës, ‘ne e dimë që jeni aty’.

As nuk hyra në politikë kur erdha në Shqipëri, as nuk u largova nga politika kur ika nga Shqipëria.

Kam qenë e angazhuar më parë në Francë.

Karantinimi i dytë bëri që shifrat e infektimeve të binin.

Menaxhimi konsiderohet korrekt.

Francezët, janë revolucionarë të përjetshëm.

Nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë të kënaqur me qeverinë, çfarëdo lloj spërkate të bëjë kjo e fundit

Pandemia e ka errësuar pak sharmin e Parisit. Një familje që nuk ka punë stabël zhytet në varfëri për një kohë shumë të gjatë’