Mbrojtja e Romës në emergjencë për sfidën e Europa League

Mbrojtja e Romës është në emergjencë totale para ndeshjes së raundit të 4-t të fazës së grupeve në grupeve në Europa League ndaj rumunëve të Cluj.

Chris Smalling, të cilin trajneri Fonseca sapo e kishte rikuperuar, ka probleme në gjurin e majtë dhe do të jetë jashtë për ndeshjen e të enjtes, ashtu si edhe Mancini, i cili ka pësuar një dëmtim muskular.

Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Ibanez, i cili gjithashtu vuan nga një tërheqje muskulare.

Duke i shtuar kësaj liste edhe mungesat e Marash Kumbullës dhe Fazios, të cilët ende nuk kanë fituar betejën me COVID-19, i vetmi qendërmbrojtës në dispozicion të Fonsecës për ndeshjen e radhës është braziliani Juan Jesus.

Duke patur parasysh skemën me tre qendra me të cilën luan trajneri portugez i verdhekuqëve, Fonsecës i duhet të përshtatë dy lojtarë jashtë rolit për takimin e radhës.