Rriten vdekjet dhe ulen infeksionet nga Covid-19 Britani

Britania regjistroi sot më pak raste me Covid në pothuajse tetë javë, duke dhënë një tjetër shenjë se bllokimi i Anglisë po funksiono, pasi u deklaruan 11,299 raste positive.

Por nga ana tjetër vdekjet janë rritur dita ditës prej gjashtë muajsh.

Infeksionet e sotme shënuan një rënie prej 43.6 përqind të 20.051 të martën e kaluar dhe 27 përqind rënie nga dje 15,450.

Britania e Madhe njoftoi 608 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë ditor që nga 12 maji, kur sëmundja mori 614 viktima.

Sidoqoftë, ka shenja se fatalitetet kanë filluar të zbuten pasi numri i sotëm i të vdekurve është vetëm 1.7 përqind më i lartë se e marta e kaluar, kur kishte 598 viktima./ Dailymail/