Ndërron jetë në moshë të re make-up artistja kosovare

Ka ndërruar jetë në moshë të re make-up artistja kosovare, Marigona Obërtinca.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e së ndjerës. Ata janë shprehur të thyer me ndarjen nga jeta të Marigonës në moshë të re.

Gjithashtu mësohet se Marigona ka lënë pas një djalë të vogël.

Indeksonline mëson se “Make-up” artistja kosovare ka vdekur nga mbidoza. Burimet tregojnë se Marigona ishte shtrirë në spital pas përdorimit të tepruar të narkotikëve dhe nuk ka arritur të mbijetonte.

Përdorimi i narkotikëve në Kosovë është në nivel shqetësues kohët e fundit.

Statistikat tregojnë se numri i përdoruesve të drogës po rritet dhe se shoqëria kosovare është duke u përballur me një virus shtesë siç janë narkotikët.