Të infektuar me Covid, minoritarët grekë nga Shqipëria nisin të kurohen në Janinë

Tre pacientë grekë me Covid-19 u transferuan nga Shqipëria në Spitalin e Janinës.

Shteti helen dha dritën jeshile për trajtimin e pakicave greke të Shqipërisë që janë të sëmurë rëndë me koronavirus.

Natën e kaluar, 3 persona nga pakicat greke u transportuan në Spitalin Universitar në Janinë me ambulancë nga Kakavija.

Një pacient i sëmurë në gjendje kritike nga zona e Himarës, një mësues nga Livadhjaja, bashkia Finiq me një problem të rëndë të frymëmarrjes, si dhe një mjek nga Derviçiani janë transportuar për në Janinë.

Sistemi shëndetësor në Shqipëri, dhe veçanërisht në zonat e pakicës kombëtare greke, po përballet me probleme serioze.