Vaksina kundër koronavirusit/ BE-Moderna gati marrëveshja për 160 milion doza

Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane të bioteknologjisë Moderna  për ta furnizuar me vaksinën e tij kundër Covid-19 .

 “BE ka arritur tashmë marrëveshjen me kompaninë amerikane lidhur me blerjen 160 milionë dozave të vaksinës që ende nuk ka dale në treg”, u shpreh von der Leyen.

“Sapo vaksina vërtetohet se është sigurt dhe efektive, çdo shtet anëtar do ta marrë atë në të njëjtën kohë mbi një bazë proporcionale,” tha ajo, në një deklaratë të shkurtër.

Detajet e kontratës do të njoftohen të mërkurën, ditë kur edhe do të nënshkruhet praktikisht kontrata.

Më herët Brukseli ka firmosur kontrata për qindra miliona doza të vaksinave potenciale nga kompanitë Johnson & Johnson, Sanofi-GSK, AstraZeneca, Pfizer-BionNTech dhe CureVac.

Kujtojmë që von der Leyen ka deklaruar se nëse vendet anëtare të bllokut do të kenë tepri dozash dhe do t’u lejohet do t’i dhurojnë një pjesë të tyre për vendet e Ballkanit Perëndimor.