Bashkimi Evropian arrin marrëveshjen me Moderna për 160 milionë vaksina

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje me firmën bioteke Moderna të SHBA për furnizimin e deri në 160 milion doza të vaksinës së saj Covid-19. Lajmin e dha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Marrëveshja do të miratohet zyrtarisht nga ekzekutivi i BE të mërkurën, tha von der Leyen.

Komisioni Evropian deri më tani ka nënshkruar pesë kontrata për të porositur paraprakisht vaksinat e mundshme: me kompaninë suedeze-britanike AstraZenaca, kompaninë amerikane Johnson & Johnson, dyshen franko-britanike Sanofi-GSK, dyshen amerikano-gjermane Pfizer / BioNTech si dhe me CureVac të Gjermanisë.