Fotoja e çorapeve të Presidentit të ri të Amerikës, bëhet virale

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden njihet për dashurinë qe ka ndaj kafshëve sidomos ndaj mikut më besnik të njeriut, qenit.

Pas katër vitesh Shtëpia e Bardhë me ardhjen e Joe Biden do të ketë kafshë, pasi Donald Trump ishte i vetmi President që për gati një shekull që nuk kishte kafshë shtëpiake.

Qentë që Presidenti ka vijnë nga një azil për kafshët e abuzuara dhe të braktisura.

Familja e Biden ka dy qen pastor gjerman të cilët njërin e adoptuan në vitin 2008 dhe tani është 12 vjeç dhe Majorin ‘bebe’ i cili u birësua më 17 nëntor 2018 nga një azil i shtetit të Delaware dhe është vetëm 2 vjeç.

Por jo vetëm kaq Presidenti i ri ka vendosur që dashurinë për qentë ti përfshijë dhe në veshjen e tij.

Dhe kjo është vënë re gjatë një diskutimi ai mbante të veshur çorape me qen duke 'mundur' kështu dhe kryeminstrin kanadez Justin Trinto i njohur gjithashtu dhe për zgjedhjet e tij  të habitshme në çorape.