Tjetër viktimë brenda pak orësh nga Covid në Elbasan, humb jetën 79 vjeçari

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga Covid në Elbasan. Burim epër ABC bëjnë me dije se viktima e radhës në këtë qytet është një 79 vjeçar i cili ka humbur jetën këtë të martë në spitalin Covid 2.

Ndërkohë më herët burime për ABC konfirmuar se një 47-vjeçar ka ndërruar jetë te “Sanatoriumi” për shkak të koronavirusit.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën nga Covid në qarkun e Elbasanit 65 viktima, ndërsa numri total i jetëve të humbura në vendin tonë është 716 persona.