Historia e maskës ditën e votimit, Kryemadhi tregon si u soll Meta

Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI, tregoi sot se bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta, kishte qenë shumë i lumtur në përfundim të zgjedhjeve në LSI për një arsye tjetër, që nuk kishte të bënte aq me rikonfirmimin e saj në në krye të partisë dhe pikërisht për maskën!

E pyetur sot nga gazetarët nëse kishte marrë ndonjë urim për rizgjedhjen nga Presidenti Meta, Kryemadhi tha:

“Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar, por një gjë ma tregoi Silva. Kur kanë ardhur procesverbalet  e Skraparit dhe të Poliçanit, aty ku ishte shkruar emri im Monika Kryemadhi, më kishin shkruar në kllapa Meta.

Nuk më ka uruar, po ka qenë shumë kurioz për pjesëmarrjen pasi atë ditë ka qenë në Dibër të Madhe e në Manastir për shkak të një aktiviteti. Por ka qenë shumë i lumtur për një gjë: që unë kam vendosur maskën ditën e votimit! I thashë se më detyroi Kryetarja e Gruas për Integrim.

Kështu që një pjesë urimi ka qenë kjo historia e maskës, sepse ma çoi edhe ai i pari atë foto,” tha Kryemadhi.