'Xhaxhai i Ndragetës' ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur edhe me nofkën “Xhaxhai i Ndragetës”.

Vendimi për ekstradimin e tij ka ardhur pas gjykata e gjeti fajtor si pjesë të familjes mafioze “BELLOCCO”, me veprimtari kryesisht në Ballkan, raporton Ora News.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në trafikimin e 20 kg kokainë.

Sejdinaj u arrestua në nëntori 2019 në kuadër të një operacioni ndërkombëtar ekzekutuar në Itali, Shqipëri, Argjentinë e Kosta Rika.

Ndërsa ekstradimi është kryer gjatë mbrëmjes së shkuar nga Tirana drejt aeroportit “Fiumicino” të Romës.