U kapet 480 mijë euro kokainë/ Goditet banda shqiptaro-italiane

Një bandë shqiptaro-italiane u godit nga policia gjermane në qytetin e Zarbrykenit.

Sipas gazetës BILD, atyre iu kap 4 kg kokainë me vlerë tregu afro 480 mijë euro.

Mendohet se grupi kishte muaj që trafikonte kokainë dhe hashash në rajonin e Zarlandit.

Pas hetimeve, policia arrestoi një italian 52-vjeçar dhe një shqiptar 39-vjeçar. Ata mendohet se janë drejtuesit e grupit. Një tjetër shqiptar u arrestua. Ai jetonte në Gjermani në mënyrë të paligjshme.

Policia u kapi tetë celularë, 22 mijë euro, tre ora luksoze. Policia po heton edhe për dhunim të ligjeve për armët.