Aktorja e njohur hedh pas krahëve lidhjen 9-vjeçare, fotografohet me të dashurin e ri

Vanessa Hudgens e ka hedhur pas krahëve lidhjen 9-vjeçare me Austin Butler, nga i cili u nda në fillim të këtij viti.

Aktorja është fotografuar së fundmi në krahët e sportistit të MBL, Cole Tucker.

Një romancë ka nisur mes saj dhe basketbollistit e kjo u kuptua nga postimi që Vanessa bëri në rrjete sociale, ku shfaqej me një trëndafil rozë në dorë.

Aktorja u bë shumë e njohur vite më parë me rolin e saj në "High School Musical".