Pandemia/ Vaksinimi do të jetë kusht për të fluturuar

Ndërsa vaksinat e para kanë treguar se janë efikase në luftën kundër koronavirusit, akoma nuk është përcaktuar nëse fushata e vaksinimit do jetë e detyrueshme.

Kjo për shkak se ka akoma shumë njerëz që hezitojnë për të bërë vaksinën. Madje edhe virologë dhe mjekë kanë dyshime për vaksinën e prodhuar në një kohë kaq të shkurtër.

Por a do jetë vaksinimi një kusht për të marrë shërbime të caktuara? A do të na shërbejë si një pasaportë për të lëvizur?

Kreu i kompanisë së njohur ajrore, Qantas, Alan Joyce tha se në të ardhmen do të kërkohet vërtetimi i vaksinimit nëse pasagjerët duan të fluturojnë.

Ai tha se kjo do bëhet një gjë e zakonshme edhe mes linjave të tjera ajrore.

“Një lëvizje e tillë do të jetë e nevojshme kur vaksinat të jenë të pranishme,” tha ai.