Familja e shqiptarit dëmshpërblehet me 410 mijë euro 10 vite pas ekzekutimit nga policia greke

Dëmshpërblim prej 410 mijë eurosh është vendimi që ka marrë nga Gjykata për familen e Nikolla Todit, shqiptarit hidraulik që 10 vite më parë gjeti vdekjen nga plumbat e policisë greke dhe kriminelëve gabimisht në ”Masakrën e Vironas” në Attika të Athinës.

Gjatë një operacioni të Policisë greke më 16 shkurt të 2010, Todi u gjend gabimisht mes një përplasjeje të armatosur për arratisjen e një shqiptari nga burgu i Larisës.

Ai u fsheh në një vend ku ndodhej edhe një kriminel teksa gjatë shkëmbimit të zjarrit ai mori 9 plumba atë ditë, 4 prej të cilëve nga Policia greke.

Todi la pas gruan dhe fëmijën 2-vjeç të cilët sot përfitojnë 410 mijë eurot nga vrasja gabimisht e hidraulikut.

Dy oficerët e policisë që rezultuan ta kishin qëlluar u dënuan për vrasje pa dashje dhe më pas u liruan teksa dëmshpërblimin e ka kërkuar vetë gruaja e tij e ve.